Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcos Llorente synon Premier Ligën

Mesfushori i Real Madridit, Marcos Llorente, ka preferuar kalimin në elitën e futbollit anglez, raporton Diario AS.

Mesfushori qendror asnjëherë nuk ka qenë titullar në formacionin e madrilenëve dhe interesim tani për shërbimet e tij, kanë shprehur Unitedi dhe Arsenali, transmeton KTV.

24-vjeçari, në 37 paraqitje me ekipin, ka shënuar dy gola por sivjet vetëm pesë herë ka luajtur në La Liga.

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se ai duhet të largohet nga klubi në formë huazimi, duke e shprehur haptazi se nuk e do në ekip futbollistin.

Artikuj të ngjashëm