Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marco Rose, trajner i ri i Leipzigut

Marco Rose është prezantuar si trajner i ri i Leipzigut, që të mërkurën e shkarkoi Domenico Tedescon.

Ish-trajneri i Salzburgut, Moenchengladbachut dhe Dortmundit, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Leipzigun.

Në dy ndeshjet e para në krye të ekipit, Rose do të ballafaqohet me dy ish-skuadra, ndaj Dortmundit fillimisht, dhe më pas kundër Gladbachut.

Tedesco u shkarkua nga posti i trajnerit pas më pak se një viti.

Ai pati vetëm dy fitore në tetë ndeshje këtë sezon.