UEFA ka konfirmuar se Szymon Marciniak do të jetë gjyqtar i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.
Paraqitja e tij në finale të “Championsit” u vu në dyshim dhe flitej për zëvendësimin e Marciniakut.
Ai së fundmi ishte parë përkrah politikanit Slawomir Mentzen, liderit të partisë polake Konfederacja. Marcinian mohoi të jetë mbështetës i ndonjë partie, organizate apo individi.
UEFA më pas konfirmoi që polaku Marciniak do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes së 10 qershorit.
Interi dhe City do të luajnë në finalen e 10 qershorit në “Ataturk Olympic Stadium” në Stamboll.