Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo mund t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos gjiganti italian, Juventus mund të bëjë tjerët goditje të madhe në këtë afat kalimtar.

Corriere della Sera raporton se pas Ronaldos është ylli tjetër i Real Madridit, Marcelo që mund të bashkohet me Juventusin në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se agjenti i mbrojtësit brazilian, Jorge Mendes po shtyn për një transferim të 30 vjeçarit te kampioni i Italisë.

“Zonja e Vjetër” thuhet se do të duhet të paguajë 40-60 milionë euro për Marcelon, megjithatë këto para do të mund t’i siguronte në rast të shitjes së Alex Sandros.

Artikuj të ngjashëm