Mbrojtësi i Galatasarayt, Marcao, mund të dënohet me 10 ndeshje moslojë pasi qëlloi me kokë dhe grushte bashkëlojtarin e tij në fitoren e skuadrës 2:0 ndaj Giresunsporit.
Në ndeshjen e elitës së futbollit turk, mbrojtësi brazilian iu afrua Karem Akturkoglut dhe filloi sulmin ndaj tij.
Pamjet tregojnë se 25-vjeçari e qëlloi Akturkoglun me kokë dhe dy grushte, para se të ndërhynin bashkëlojtarët e ekipit.
Marcao u ndëshkua me të kuq pas rishikimit të sistemit VAR, ndërsa për të pritet dënim i rëndë.
Ky incident ndodhi në minutën e 61-t në ndeshjen që u zhvillua të hënën.
Marcao iu bashkua Galatasarayt në vitin 2019 dhe është paraqitur në 107 ndeshje në dy vite.
Edhe
Ndodh në Turqi: Shuplakë për bashkëlojtarin, sulmuesi përjashtohet nga loja
Karrierë ka bërë edhe në Brazil dhe në skuadrat portugeze Rio Ave dhe Chaves.