Diego Maradona ka përkrahur përdorimin e video ndihmës-referëve (VAR) në ndeshjet e fundit, ndonëse është i vetëdijshëm se goli i tij me dorë, i njohur si "Dora e Zotit", nuk do të ishte pranuar po të ishte kjo teknologji në atë kohë, përcjell Koha Ditore.
Goli i shënuar me dorë gjatë ndeshjes çerekfinale të Botërorit 1986 ndërmjet Argjentinës dhe Anglisë është një nga më të përfolurit në histori të futbollit, përkrah golit brilant që shënoi po Maradona në të njëjtën ndeshje, duke kaluar pesë lojtarë kundërshtarë. Argjentina kishte fituar ndeshjen 2:1.
Argjentinasi shtatshkurtër dhe eksploziv kishte prekur topin me dorë për të paraboluar portierin Peter Shilton. Ishte goli i parë i Argjentinës në ndeshje ndaj Anglisë, ndërsa bëri bujë pas ndeshjes duke thënë se goli ishte shënuar nga "Dora e Zotit".
"Qartë se mendoj për këtë sa herë që shfaq përkrahjen time për përdorimin e teknologjisë", ka thënë Maradona në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
40 vjet nga goli i Maradonës që njihet si “Dora e Zotit”
-
Topi i “Dorës së Zotit” të Maradonës u shit për dy milionë funte
-
Diego Maradona: dora e Zotit dhe këmbët e arta
-
Anglezët nuk ia falin Maradonës: Ku ishte VAR-i kur na duhej më shumë se kurrë?
-
Gjeni me këmbët, por shumë anglezë do ta kujtojnë Maradonan për dorën e tij