Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maradona dëshiron të nënshkruaj me Ronaldinhon

Legjenda Diego Maradona dëshiron të kthejë nga pensionimi yllin brazilian, Ronaldinho, dhe të firmos me atë te skuadra Gimnasia, ka raportuar El Dia.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho, po mendon për një rikthim në futboll në moshën 40-vjeçare, por aktualisht është në arrest shtëpiak në Paraguai.

Gazeta argjentinase ka shkruar se Maradona, që është trajner te Gimnasia, tashmë ka marrë sinjale nga braziliani se ai është i gatshëm për rikthim. Ronaldinho nuk ka luajtur që nga viti 2015, kur ishte te Fluminese në Brazil. Kalimi te skuadra elitare argjentinase mund të duket i çuditshëm.