Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë në futboll sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë të saj në vitin 2018-të.
Në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë në Antali do të luajë dy ndeshje kontrolluese. Të parën me Finlandën e luan sot, me fillim në ora 17:00, bën të ditur Alsat-m. Futbollistët më të mirë të vendit, paralajmërojnë se në këtë ndeshje do të luajnë për fitore, e cila do ishte e para në përballjet me Finlandën.
Kjo ndeshje, e cila do luhet në Antali, do të jetë e mbuluar me teknologjinë VAR dhe në kohë të njëjtë do jetë ndeshje e parë e një përfaqësuese të Maqedonisë, që do luhet me rregullat e reja të FIFA-së. Sistemi VAR do përdoret edhe në ndeshjet e botërorit Rusia 2018.