Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova luan dy ndeshje miqësore me Maqedoninë

Përfaqësuesja e femrave në futboll do t'i luajë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Dy ndeshjet do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Takimi i parë luhet më 12 nga ora 17:00, kurse i dyti më 14 qershor nga ora 12:00.

“Krahas grumbullimeve të meshkujve, FFK-ja rëndësi të veçantë po i kushton edhe Kombëtares A të femrave. Kështu siç bën të ditur drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, Artan Govori, kombëtarja A e femrave, do të grumbullohet nga data 10 qershor, pasi është arritur pajtueshmëri me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, që të zhvillohen dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit të futbollit të femrave, FFK-ja do të vazhdojë të bëjë grumbullime tjera dhe do të organizojë ndeshje miqësore me rivalë të tjerë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).