Ndeshja e plejofit për Evropianin 2020 të futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me gjasë të madhe do të luhet pa shikues, njoftojnë mediumet në Maqedoni të Veriut të martën, transmeton Koha.net.
Komisioni për sëmundjet ngjitëse ka propozuar që të mbyllen çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme dhe të gjitha institucionet tjera arsimore për dy javët e ardhshme, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Po ashtu ka propozuar ndalimin e të gjitha tubimeve publike, ngjarjeve kulturore në nivel shtetëror. Po ashtu është rekomanduar të luhen ndeshjet sportive pa shikues.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet që brenda ditës së sotme të dal me një vendim. Ndërsa burime nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë raportuar për Kohën, se gjasat janë të mëdha që ndeshja e plejofit, e paraparë të luhet më 26 mars në Shkup, të mbahet pa shikues.
Po ashtu edhe ndeshja e barazhit për Euro 2020 mes Sllovakisë dhe Republikës së Irlandës më 26 mars do të luhet pa shikues. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Sllovakisë.
Ndërkohë Federata e Futbollit të Bosnjës ka pezulluar shitjen e biletave për ndeshjen e plejofit të Euro 2020 kundër Irlandës së Veriut dhe pritet edhe kjo ndeshje të luhet pa shikues.
E Polonia ka vendosur që ndeshjet miqësore me Finlandën më 27 mars dhe Ukrainën katër ditë më vonë t’i luajë pa shikues.
-
Mediumet maqedonase raportojnë për shtyrjen e mundshme të ndeshjes Maqedoni e Veriut - Kosovë
-
Ministri maqedonas: Ndeshja me Kosovën duhet të luhet pa shikues
-
FFK-ja thotë se për shikues vendosin organet shtetërore të Maqedonisë së Veriut
-
Maqedonia Veriore nuk përjashton mundësinë që ndeshja me Kosovën të luhet pa shikues
-
UEFA lejon kthimin e shikuesve në stadiume, por në Shkup nuk do të ketë të tillë