Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manjati rus mund ta “shpëtojë” Milanin

Problemet financiare të Milanit duket se mund të marrin një zgjidhje të shpejtë.

Pasi fondi amerikan Eliot nuk mori garancinë financiare nga presidenti kinez Jonghonh Li, e ka nxjerrë përsëri në shitje Milanin.

Siç raportojnë nga Italia në orët e fundit, është manjati rus, Dmitry Rybolovlev, që kërkon të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit.

Ky i fundit, është i njohur në botën e futbollit, pasi është edhe pronar i klubit francez të Monakos.

Ribolovlev arriti ta merrte Monakon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian, transmeton TCH.

Miliarderi Ribolovlev ka qenë i lidhur edhe më parë me zërat për të blerë Milanin, në muajin mars, por me anë të një deklarate, klubi i Monakos mohoi gjithçka në lidhje me ato zëra.