Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini me klub të ri

Roberto Mancini i është kthyer punës si trajner pasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Zenit St Petersburgun.

Ish-menaxheri i Manchester Cityt ishte i papunë prejse u largua nga Interi muaj më parë. Te klubi rus ai pritet të përfitojë 4.5 milionë euro në vit.

Trajneri italian zëvendëson të shkarkuarin Mircea Lucescu.