Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, është larguar nga skuadra e Italisë për shkak të problemeve në këmbë.
25-vjeçari është përfshirë në skuadrën e “Azzurrëve” nga përzgjedhësi Roberto Mancini, por nuk ishte as në bankën e rezervistëve të enjten kundër Bullgarisë.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm as për duelet kundër Zvicrës dhe Lituanisë për shkak të inflamacionit në këmbë.
Mancini ka luajtur gjashtë herë me Italinë, ndërsa me Romën sivjet ka pasur dy paraqitje në Serie A.
Italia barazoi me Bullgarinë në ndeshjen e parë si Kampion i Evropës. Të dielën luan kundër Zvicrës në Bazel, ndërsa me Lituaninë ballafaqohet të mërkurën në stadiumin e Sassuolos, “Mapei”.
Artikuj të ngjashëm