Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri i cakton çmimin Lukakus

Sulmuesi belg Romelu Lukaku mund të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë kësaj vere. Tabloidi anglez "The Sun" ka shkruar të enjten se Manchesteri do ta lë të lirë Lukakun nëse merr një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Mësohet se Lukaku nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer për edicionini e ri dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi, transmeton Koha Ditore.

Belgu 26-vjeçar, në edicionin e fundit ka shënuar 15 gola në 45 ndeshje për Manchesterin në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Evertoni, Chelsea, WBA-ja e Anderlechti. Lukaku ka edhe 79 ndeshje të luajtura e 45 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Belgjikës.