Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi me ofertë për Araujon

Manchester Unitedi ka bërë ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, raporton “El Chiringuito”.

Bëhet e ditur se klubi anglez i ka ofruar uruguaianit dhjetë milionë euro në vit.

Araujo end nuk ka rënë dakord me Barcelonën për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në verën e vitit 2023.

22-vjeçari ka shënuar tri gola në këtë sezon në 25 paraqitje.