Manchester Unitedi e ka bërë qendërmbrojtësin e Benficas, Ruben Diasin shënjestrën kryesore në afatin kalimtar të verës, bën të ditur "Daily Star" të hënën.
Unitedi ka hequr dorë nga transferimi i Kalidou Koulibalyt të Napolit dhe tash është duke insistuar për të sjellë reprezentuesin e Portugalisë, Dias. Mirëpo, për Diasin do të ketë konkurrencë të madhe, pasi për shërbimet e tij po interesohet edhe Manchester City e Juventusi.
Dias 22-vjeçar këtë stinor ka luajtur në total 55 ndeshje, ndërsa ka katër gola e tri asistime. Ai me Benfican ka fituar titullin e kampionit të Portugalisë. Me skuadrën portugeze ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Me përfaqësuesen e Portugalisë, Dias ka luajtur nëntë ndeshje deri më tash.