Manchester Unitedi ka shprehur interesim për Denzel Dumfries. Sipas “Goal-it”, është trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, që po e sheh holandezin si përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ten Hag nuk llogarit në shërbimet e Diego Dalotit dhe Aaron Wan Bisakkas dhe po synon të sjellë një lojtar të ri të pozitës së mbrojtësit të djathtë në “Old Trafford”.
Klubi anglez është i gatshëm të dërgojë një ofertë të majme në drejtim të Interit për 26-vjeçarin.
Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm