Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester United dhe Wolverhampton ndajnë pikët

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Wolverhamptonit duke luajtur baras 0:0.

Në këtë ndeshje debutoi edhe transferimi më i ri i “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes, transmeton KTV.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe për këtë edhe munguan rastet ideale për shënim.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues duke pasur disa raste të mira shënimi.

Fernandes Mata dhe Perreira kishin mundësi shënimi por pa sukses duke bërë që ndeshje të mbyllet baras 0:0.

Artikuj të ngjashëm