Manchester City është kthyer te fitorja në Premier League. Të dielën në “Etihad”, kampioni në fuqi mposhti Evertonin me rezultatin 3:0.
Takimi u dominua nga “Qytetarët” të cilët shpërdoruan mundësi të mira shënimi.
Megjithatë në minutën e 44-t, Raheem Sterling, kaloi në avantazh Cityn. Asistoi Joao Cancelo. Nikoqirët shënuan edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të, Rodri realizoi për epërsinë prej 2:0.
Deri në fund vendasit shënuan edhe një gol me Bernardo Silvan, në minutën e 86-të. Pas kësaj fitoreje Manchester City mbanë pozitën e dytë me 26 pikë, ndërsa Evertoni renditet në vendin e 11-të me 15 pikë.