Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Madridi, Karim Benzema.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri, Pep Guardiola po e sheh sulmuesin francez si përforcim ideal për fazën e sulmit.
Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023. Francezi nuk ka nisur ende bisedimet me madrilenët për vazhdimin e kontratës.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Manchester City për ta bindur lojtarin të transferohet në Premier League.
City është i gatshëm t’i ofrojë një pagë të majme Benzemas për ta joshur t’i bashkohet ekipit.
Benzema këtë edicion te Real Madridi ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.