Manchester City po vazhdon formën e lartë në Premier Ligë, duke fituar 3-0 sot ndaj Burnleyt.
Skuadra e Pep Guardiolas kaloi në epërsi përmes Agueros, i cili shënoi në minutën e 30 nga penaltia, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë, përmes Otamendit e Sanes, të cilët realizuan në minutat 73 respektivisht 75.
Me këtë fitore, dhe pas dështimit të Unitedit, City e thellon diferencën e pikëve në krye të tabelës për 5 pikë ndaj rivalit lokal. Manchester City ka tani 25 pikë, kurse Unitedi 20.