Është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup.
Favoriti kryesor për ta fituar këtë garë, Manchester City, do të takohet me Brightonin.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në gjysmëfinale arriti, pasi mposhti Swansean, përderisa Brightoni e eliminoi Millwallin, pas penalltive, transmeton KTV.
Watfordi, do të luajë kundër Wolverhamptonit, në gjysmëfinalen e tyre të parë që nga viti 1998.
Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 6 dhe 7 prill.