Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City – Chelsea, derbi i gjysmëfinales në Kupën FA

Menjëherë pas përfundimit të çerekfinaleve në Kupën FA, është tërhequr shorti për gjysmëfinale.

Derbi do të jetë ai mes Manchester Cityt dhe Chelseat. Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Coventryt dhe Manchester Unitedit.

City e eliminoi Neëcastlen në çerekfinale ndërsa Chelsea të dielën e mposhti Leicesterin.

Ndërkohë, Unitedi fitoi derbin ndaj Liverpoolit, kurse Coventry shkaktoi befasi duke e eliminuar Wolverhamptonin.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 20 prill.