Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj vendos ndeshjen ndaj Beshiktashit të Rashicës

Rey Manaj e ka vendosur ndeshjen ndaj Beshiktashit të Milot Rashicës. 
Sulmuesi 26-vjeçar e shënoi golin e fitores për Sivassporin, që të dielën mposhti Beshiktashin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë. 
Sfida u vendos në minutën e gjashtë, kur Manaj e realizoi golin e 11-të të edicionit aktual në elitën turke. 
Ai në total ka 15 gola të realizuar në 22 ndeshje të luajtura, përfshirë këtu edhe ato të Kupës së Turqisë. 
Manaj e kompletoi ndeshjen, njësoj si Rashica te mysafirët. 
Sivasspori ka 29 pikë në mesin e tabelës pas 23 ndeshjeve të luajtura, kurse Beshiktashi i vendit të katërt ka 36 pikë.