Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj shënon në fitoren e Spezias

Spezia ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi të shtunën duke e mposhtur Cagliarin me rezultatin 2:0.

Golin e dytë për Spezian e realizoi sulmuesi shqiptar Rey Manaj.

Manaj u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të.

Në minutën e 55-të vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Martin Erliq për 1:0.

Golin e dytë dhe të fitores për Spezian e realizoi Manaj në minutën e 74-të për 2:0. Për Manaj ky është goli i katërt në Serie A.

Edhe Manaj ia siguron fitoren Sivassporit Futboll 4 muaj më parë Manaj ia siguron fitoren Sivassporit

Pas kësaj fitoreje Spezia renditet në pozitën e 15-të me 29 pikë. Cagliari është në vendin e 17-të me 25 pikë.

https://streamja.com/gXMB0