Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj shënon “hat-trick” në fitoren e Sivassporit

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë të Sivassporit në Kupën e Turqisë kundër ekipit Artvin Hopaspor.

Të enjten, Sivasspori triumfoi me rezultatin 4:0 për të avancuar në raundin e katërt të kësaj gare. Në këtë fitore të thellë, Manaj kontribuoi me “hat-trick”.

Të tre golat për ekipin e tij, Manaj i shënoi në pjesën e parë, të cilën Sivasspori e mbylli me rezultatin 3:0. Manaj e zhbllokoi rezultatin në minutën e 6-të, përpara se ta dyfishon epërsinë me golin e realizuar në minutën e 35-të. Ai golin e tretë, me të cilën e kompletoi “hat-trickun” e shënoi në minutën e 42-të.

Manaj ishte titullar në këtë ndeshje të raundit të tretë dhe u zëvendësua në minutën e 62-të. 26-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit elitar të Turqisë dhe në 9 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Manaj ka shënuar 5 gola.