Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj realizon supergol nga gjuajtja e lirë

Rey Manaj ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi i Shqipërisë të dielën realizoi supergol nga gjuajtja e lirë, ndërsa Sivasspori po kryeson 1:0 pas pjesës së parë ndaj Rizesporit.

Ndeshja i takon javës së 25-të të Superligës së Turqisë.

Për Manajn është goli i 12-të në elitën turke këtë stinor, ndërsa i ka realizuar edhe 4 gola në Kupën e Turqisë.