Sulmuesi Rey Manaj ka vazhduar me efikasitet në elitën turke të futbollit. Të dielën 26-vjeçari shënoi dy gola për Sivassporin që barazoi 2:2 me Gaziantepin.
Reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Shqipërisë të dy golat i shënoi nga penalltia. Realizoi për 1:0 në minutën e tetë dhe për 2:0 në minutën e 15-të.
Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Turqisë.
Manaj ka arritur në shifrën e dhjetë golave në 17 paraqitje. Nëse vazhdon me këtë formë pritet të jetë kandidat për vend te kuqezinjtë për Kampionatin Evropian në Gjermani.