Një shpenzim prej afro 180 milionë eurove në verë ka dështuar t'i adresojë shumë probleme që po mbizotërojnë te Manchester Unitedi, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaerit.
U deshën 90 minuta në "Old Trafford" në fundjavë për të vënë në pah këtë.
Humbja 2:1 nga Crystal Palace në Premier League shkatërroi atë optimizëm që ishte krijuar pas fitores së thellë 4:0 të shënuar ndaj Chelseat në xhiron e parë, që disa e kishin quajtur rizgjim të klubit më prestigjioz në Angli, shkruan sot Koha Ditore.
Tash, shumë kanë mbetur duke hamendësuar se ku është kreativiteti në mesfushë, kualiteti në sulm dhe nëse mbrojtja e Manchester Unitedit është forcuar vërtet me dy prej ardhjeve më të shtrenjta në verë.
Qendra e mesfushës duket se është problemi më i madh, duke ndikuar në produktivitetin në dy anët e fushës.
Edhe
Presioni rritet mbi yjet e Unitedit për ta dëshmuar vlerën e tyre
Solskjaer ka nisur stinorin me Paul Pogban dhe Scott McTominayn në qendër të mesfushës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)