Pep Guardiola e pranon se Manchester City nuk mund të krahasohet me rekordet evropiane të Real Madridit. Por Guardiola thotë se City mund të shkruajë kapitull të ri në historinë e klubit, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve përballë gjigantit spanjoll.
Lideri i La Ligas, Reali, që takohet me Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Etihad Stadium” të martën (21:00), është ekipi më i suksesshëm në historinë e Kupës Evropiane, duke e ngritur trofeun 13 herë.
Nga ana tjetër, City, që ka qenë forcë dominuese në futbollin anglez në dekadën e fundit, është paraqitur në finale të Ligës së Kampionëve për herën e parë vitin e kaluar, kur u mposht nga Chelsea.
City dhe Reali u takuan në gjysmëfinale në vitin 2016, kur spanjollët fituan me rezultatin e përgjithshëm 1:0. City u revanshua për atë humbje me triumfin në 1/8 e finales në vitin 2020.
“Nëse duhet të garojmë me histori, ne nuk do të kishim shanse”, ka thënë Guardiola të hënën në konferencën për shtyp. “Historia e madrilenëve flet vetë. Duhet ta kemi dëshirën që të jemi konkurrentë të tyre. Të luash kundër Real Madridit është test i jashtëzakonshëm. Ne duam të provojmë. Mund të vuajmë, por duhet të qëndrojmë së bashku dhe kur ta kemi topin të provojmë të sulmojmë. Do të ishte e njëjta nëse do të takoheshim me Bayern Munichun apo Barcelonën, skuadra të cilat kanë qenë këtu disa herë. Një dekadë më parë ne nuk ishim këtu dhe tani jemi këtu. Janë mësime të mira për të ardhmen”.
Edhe
Vendimi i Guardiolas: Ditë pushimi para superndeshjes me Real Madridin
Guardiola theksoi eksperiencën e lojtarëve të Realit, shumë prej të cilëve kanë fituar disa tituj të Ligës së Kampionëve.
“Luajmë kundër lojtarëve që kanë qenë në këtë pozitë disa herë”, tha ai.
“Për këtë arsye ata ndoshta kanë disa gjëra që ne ndoshta nuk i kemi. Por ndoshta ka gjëra që ne i kemi dhe ata nuk i kanë, nuk e di. Në fund të fundit, është 11 kundër 11”.
Pavarësisht presionit, trajneri i Cityt u ka kërkuar lojtarëve të tij ta shijojnë këtë mundësi.
Edhe
Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma
“Të jesh në gjysmëfinale është gjë shumë e mirë”, tha tekniku spanjoll. “Një ditë ne nuk do të jemi këtu, sepse kjo kërkon shumë. Shikoni ekipet e mëdha që nuk janë këtu. Unë u them lojtarëve ‘shijojeni momentin’. Nuk e di asnjëherë nëse do të kthehemi sërish këtu, në këtë fazë të garës”.
ka thënë se të martën do ta marrë vendimin final për gjendjen fizike të mbrojtësve Kyle Walker dhe John Stones, duke e pranuar se dyshja “është në dyshim”. Joao Cancelo do të mungojë shkaku i pezullimit.