Sulmuesi i Koresë së Jugut, Kang-In Lee, nuk do t’i bashkohet skuadrës së Alletico Madridit, siç ishte raportuar ditë më parë. “AS” shkruan se Mallorca ka refuzuar ofertën e Atleticos për 22-vjeçarin, i cili kishte marrëveshje personale me ekipin nga Madridi.
Mësohet se Atletico ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Mallorca ka insistuar në vlerën e klauzolës së tij të lirimit prej 25 milionë eurosh. Kështu që, gjasat janë të mëdha që Lee të mbetet pjesë e Mallorcas edhe për edicionin e ardhshëm.
Ai edicionin e fundit ka pasur paraqitje të mira te Mallorca, ekip për të cilin shënoi 6 gola dhe bëri 7 asistime në 36 ndeshje kampionale. Lee iu bashkua Mallorcas nga Valencia në vitin 2021 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.