Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mallorca e Muriqit pëson disfatë nga Sevilla

Vedat Muriqi - Mallorca

Mallorca e Vedat Muriqit ka pësuar disfatë në udhëtimin e vështirë në Andaluzi nga Sevilla.

Sevilla të shtunën mbrëma e fitoi ndeshjen e xhiros së 21-të të elitës spanjolle të futbollit me rezultatin 2:0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Youssef En Nesyri shënoi në minutën e 28-të, kurse Bryan Gil, vulosi epilogun final të takimit, pesë minuta para pushimit.

Mallorca mbetet me 28 pikë në 21 ndeshje, kurse Sevilla tani ka 24 pikë.

Vedat Muriqi, sulmuesi shtatlartë i Kosovës, kompletoi një tjetër ndeshje për Mallorcan.

Artikuj të ngjashëm