Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Mallkimi për Guardiolën ishte i vërtetë”

Manchester City - Pep Guardiola

Tifozët kanë theksuar se “mallkimi Yaya Toure” për Pep Guardiolën, që ndodhi në vitin 2018, është duke bërë që skuadra e tij të mos e fitojë Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Premier Leagues udhëhiqte 4:3 ndaj Real Madridit nga ndeshja e parë, por u eliminua në ndeshjen kthyese që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. Reali u kualifikua tutje me rezultatin e përgjithshëm, 6:5.

Pas humbjes janë kujtuar disa deklarata të famshme të menaxherit të ish-yllit të Cityt, Yaya Toure.

Toure pati probleme me Guardiolën i cili nuk i jepte hapësirë, pavarësisht se ai ishte një prej lojtarëve meritorë që skuadra i fitoi dy tituj të Premier Leagues.

“Mënyra se si ai është sjellë me Yayan, legjendën e klubit, ka qenë e gabuar. Pep ka pasur disa pretekste që ai të mos luajë. Ai ka bërë që e gjithë Afrika të jetë kundër tij, shumë tifozë afrikanë ia kanë kthyer shpinën Manchester Cityt. Dhe jam i sigurt se shumë ‘shamanë’ të Afrikës, nuk do ta lejojnë Guardiolën ta fitojë Ligën e Kampionëve në të ardhmen. Do të jetë mallkim afrikan për Guardiolën. Koha do ta tregojë nëse jam i drejtë apo jo”, kishte thënë menaxheri i Yaya Toures, Dmitri Seluk.

Artikuj të ngjashëm