Skuadra e Malishevës e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Antalia të Turqisë në tri ndeshje të luajtura miqësore deri më tani. Malisheva të enjten, e ka mposhtur ekipin elitar të Kazakistanit, FC Kyzylzhar me rezultatin e ngushtë 2:1.
Golat për triumfin e Malishevës në këtë përballje, i kanë shënuar mesfushori Mërgim Pefqeli dhe sulmuesi Hasan Hyseni.
Kjo është fitorja e dytë e Malishevës në Antalia pas asaj që e arriti ndaj Lokomotivës B të Moskës (1:0) ditë më parë.
Ndërsa, ka edhe një humbje, atë nga ekipi i kategorisë së dytë të Bullgarisë, FC Montana (2:0).