Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva prezanton Avdylin dhe Bihoracin

Florent Avdyli dhe Faruk Bihoraci do të paraqiten për Malishevën në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Avdyli së fundi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa Bihoraci te Sileksi i Maqedonisë së Veriut.

Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka transferuar edhe disa futbollistë me synimin për të mbijetuar në Superligë.