Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva ndal Ballkanin

Malisheva ka arritur të marrë një pikë të dielën në shtëpi, duke luajtur pa gola me Ballkanin.

Ndeshja ishte e hapur dhe me raste shënimi nga të dyja ekipet por nuk arritën të konkretizonin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë te Malisheva në mundësi të miri ishte Hasan Hyseni derisa te Ballkani Mevlan Zeka.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme, por pa gola. Te Malisheva rrezikuan Marc Oliver dhe Ilir Mustafa por nuk gjetën cakun.

Pas këtij barazimi, Ballkani ka 12 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Malisheva që është në vendin e dytë.