Sport

Malisheva kalon në epërsi ndaj Vushtrrisë

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit për mbetje apo largim nga Superliga e Kosovës në futboll.

Pas një harkimi nga Ronald Sobowale nga e djathta, Yoan Marc-Olivier në minutën e 17-të të ndeshjes gjuajti fuqishëm dhe mposhti portierin Petrit Tahiri.

Ndeshja e barazhit të Superligës po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.