Skuadra e LIgës së Parë të Kosovës në futboll, Malisheva ka barazuar në miqësoren e luajtur në Antalia kundër Obolonit të Ukrainës. Dueli i luajtur të premten, ka përfunduar me rezultatin 2:2. Golat për Malishevën në këtë ndeshje i realizuan Dren Kryeziu e Arian Telaku.
Për Malishevën, kjo është miqësorja e dytë që e ka zhvilluar në Antalia, vend ku po e kryen fazën përgatitore. Para Obolonit, ekip i kategorisë së dytë të Ukrainës, Malisheva ditë më parë ka luajtur edhe me ekipin U21 të Vorskla Poltavës që e ka mposhtur me rezultatin 2:0.