Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maldinit i jepet “fanella e Kosovës” me numrin 3

Legjenda e futbollit italian Paolo Maldini, është nderuar me fanellë të Kosovës.

Kapiteni shumëvjeçar i Milanit, mbrojtësi ikonik me numrin 3, ka pranuar këtë fanellë, teksa po qëndron në Prishtinë për ndeshjen që Milani do ta zhvillojë sonte në “Fadil Vokrri” ndaj kampionit të Kosovës, Feronikeli.

Edhe në “fanellën e Kosovës” Maldini mban numrin 3.