Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Makolli debuton te Malmo në ”Allsvenskan”

Elison Makolli ka debutuar te skuadra seniore e gjigantit suedez, Malmo, në elitën e futbollit të Suedisë.

Malmo fitoi me rezultatin 3:0 në shtëpi ndaj Siriusit në kuadër të xhiros së 13-të.

Makolli të shtunën u inkuadrua në minutën e 88-të.

Makolli është 18-vjeçar dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe qendërmbrojtës.

Ai është zhvilluar te të rinjtë e Malmos, ndërsa ka paraqitje për U17 dhe U18 të Suedisë.

Në fitoren e Malmos nga minuta e 74-t luajti edhe Patriot Sejdiu.

Edhe Sejdiu mbetet pa klub pasi shkëputi kontratën me Malmon Futboll Sejdiu mbetet pa klub pasi shkëputi kontratën me Malmon

Edi Sylisufaj te Siriusi luajti nga minuta e 85-të.