Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.
Me përvojën e saj prej një Kampioneje Olimpike, Kelmendi mposhti mongolen 17-vjeçare Sosorbaram Ikhagvasuren në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova hodhi për tokë italianen Odette Giuffrida e cila në fund fitoi medaljen e Bronztë.
Artikuj të ngjashëm
-
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv
-
Kelmendi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Duesseldorf
-
Kosova me tri medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit, një e artë e dy të argjendta
-
Dhjetë vjet nga e arta olimpike e Majlinda Kelmendit
-
Laura i sjell tjetër të argjendtë Kosovës nga Gjeorgjia