Portieri i Milanit, Mike Maignan do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Lazios që zhvillohet vikendin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se lëndimi i francezit nuk është serioz pasi ai pritet të rikthehet pas dhjetë ditësh.
Maignan u lëndua në ndeshjen e Championsit kundër Newcastle Unitedit, e cila përfundoi pa gola të martën mbrëma në “San Siro”.
Shkaku i lëndimit, Maignan do t’i mungojë Milanit në dy ndeshjet e ardhshme kampionale, me Veronën këtë fundjavë dhe Cagliarin mesjavën e ardhshme.
Ai pritet të jetë në portë kundër Lazios, ndeshje kjo që luhet më 30 shtator dhe i takon xhiros së shtatë të kampionatit italian. 28-vjeçari deri më tani këtë edicion, ka pesë paraqitje për Milanin.