Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrezi kontaktohet nga gjiganti italian

Roma raportohet se ka kontaktuar agjentin e anësorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez për një kalim të mundshëm të tij në Serie A.

Në muajin maj, Mahrez konfirmoi se dëshiron largimin nga Leicester City. Sezonin e kaluar ai realizoi 10 gola, katër prej të cilave në Ligën e Kampionëve.

Sipas Sky Sports, Roma ka shfaqur interesim të madh për algjerianin dhe tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij.

Për shërbimet e tij Leicesteri kërkon rreth 60 milionë euro.