Dy futbollistët e Manchester Cityt, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shkruan BBC.
Mahrez e Laporte nuk do të stërvitin me bashkëlojtarët e tyre dhe do të jenë në vetizolim. Siç ka njoftuar City asnjë nga lojtarët nuk ka shfaqur simptome të koronavirusit. City do ta luajë ndeshjen e parë të stinorit të ri në Premier League më 21 shtator kundër Wolverhamptonit.
Artikuj të ngjashëm