Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrez: City është shumë afër trofeut të Ligës së Kampionëve

Riyad Mahrez ka pohuar se Manchester City po i afrohet trofeut të Ligës së Kampionëve, por ka pranuar se lojtarët duhet të vazhdojnë të punojnë për të arritur qëllimin e klubit.

“Qytetarët” sezonin e kaluar thyen shumë rekorde në Premier Ligë, përfshirë edhe arritjen e pikëve treshifrore.

Sidoqoftë, trofeu kryesor evropian vazhdon të jetë mungesë në raftet e klubit pasi sezonin e kaluar u mposhtën në gjysmëfinale të Championsit nga Liverpooli.

“Po – mendoj se hap pas hapi po i afrohemi”, ka thënë Mahrez për ESPN kur është pyetur nëse Liga e Kampionëve është qëllimi kryesor.

“Ende është e vështirë [për ta pranuar] se nuk arritëm më shumë sezonin e kaluar. Si gjithmonë, ky do jetë qëllimi kryesor – të jemi më të mirë në këtë garë”, ka shtuar ai.