Qendërmbrojtësi i Anglisë, Harry Maguire, ka refuzuar Manchester Unitedin për të pranuar ofertën e Manchester Cityt, përcjellin mediumet angleze të dielën.
Mësohet se Maguire tashmë është pajtuar të transferohet te City, ekip që do të paguajë 95 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar prej Leicester Cityt, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me kampionin e Anglisë, Cityn, do të firmosë kontratë pesëvjeçare me një pagë javore prej 300 mijë funtesh.
Me këtë transferim Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në Premier League. 26-vjeçari është pjesë e Leicesterit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai edicionin e fundit ishte ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin anglez. Ka shënuar tri gola në 31 ndeshje të luajtura.