Sport

Maguire, lojtari i muajit në Premier League

Qendërmbrojtësi Harry Maguire është votuar si lojtari më i mirë i muajit nëntor në Premier League.

Është hera e parë që mbrojtësi anglez e fiton këtë çmim.

Qëkur Marcus Rashford ishte shpallur më i miri i muajit shkurt në këtë vit, asnjë lojtar i “djajve të kuq” nuk e kishte fituar epitetin e më të mirit të muajit në vitin 2023.

Maguire ishte titullar në tri fitoret e Unitedit në muajin nëntor, kundër Fulhamit, Lutonit dhe Evertonit. Në të tria këto ndeshje, Unitedi nuk pranoi gol.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Jeremy Doku, Anthony Gordon, Raheem Sterling, Marcus Tavernier dhe Thomas Kaminski.