Kur trajneri Bledi Shkëmbi, arriti marrëveshje me skuadrën e Lirisë para fillimit të këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës, ai në Prizren mori edhe një "kontingjent" të futbollistëve nga Shqipëria për ta forcuar ekipin.
Në mesin e lojtarëve që trajneri Shkëmbi mori me vete në Kosovë, është edhe sulmuesi Artur Magani, shkruan Koha Ditore.
23-vjeçari la Teutën e Durrësit, ekip ku u aktivizua në dy edicionet e fundit dhe shënoi 12 gola në Superioren e Shqipërisë për të nisur një aventurë te re në Superligën e Kosovës.
Për Maganin, kjo është dalja e parë si profesionist nga futbolli i Shqipërisë. Ai deri më tani, me fanellën e Lirisë ka realizuar katër gola, përfshirë edhe golin e vetëm në fitoren e fundit që ekipi i Prizrenit e regjistroi në shtëpi ndaj Prishtinës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Magani ndahet me Feronikelin, s’përjashton mundësinë të mbesë në Kosovë
-
Familja Magani zbret në Kosovë, në tri klube të ndryshme
-
Shkëmbi po bindet se Liria është zgjedhja e duhur për të nisur karrierën
-
Trajneri dhe lojtarët e Lirisë kërkojnë Evropën
-
Liria pas trajnerit merr edhe gjysmë ekipi në Shqipëri