Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Magani ndahet me Feronikelin, s’përjashton mundësinë të mbesë në Kosovë

Sulmuesi nga Shqipëria Artur Magani ka mbetur lojtar i lirë pasi nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën me kampionin e Kosovës, Feronikeli.

Në një deklaratë për Koha.net, Magani ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të mbesë në Kosovë edhe për sezonin e tretë. Ka bërë të ditur se ka oferta prej ekipeve kosovare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam lojtar i lirë dhe shumë shpejt do të vendos për të ardhmen. Ka mundësi të mbetem në Kosovë edhe për edicionin tjetër. Kam oferta, përfshirë këtu një ekip pretendent dhe shumë shpejt do të vendos për të ardhmen”, ka thënë Magani.

Para se të bëhej pjesë e Feronikelit, Magani ishte pjesë e Lirisë.

Edicionin e fundit, pos Artur Maganit, edhe vëllai i tij, Endrieni ishte pjesë e Gjilanit, ndërsa babai Gugash Magani ishte trajner i Trepçës ’89.