Sulmuesi i krahut, braziliani Jean Carioca ka thënë se është në pritje të ofertave për sezonin e ri. Me anë të një postimi në “Facebook”, Carioca se tashmë është lojtar i lirë pasi kontrata me skuadrën e Feronikelit i ka skaduar. Carioca ishte pjesë e Feronikelit për tri sezonet e fundit, ku i ka fituar të gjithë trofetë në futbollin e Kosovës.
Ai ka falënderuar skuadrën e Feronikelit për mundësinë e dhënë, si dhe banorët e Drenasit për mikpritjen e ngrohtë për familjen e tij. Ndër të tjera, Carioca ka shkruar se tani është lojtar i lirë dhe i gatshëm për të negociuar me çdo ekip tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresoj që së shpejti të jem në gjendje të njoftojë për klubin tim të ri”, ka shkruar ndër të tjera Carioca.